UBT News

Xhudistja gjermane reagon pas shuplakës nga trajneri i saj para garës

Xhudistja gjermane Martyna Trajdos, e cila u shkund dhe u qëllua me shpulla nga trajneri i vet para një gare në Lojërat Olimpike në Tokio, ka thënë se e gjitha ishte pjesë e një rituali para garës.

Trajdos pësoi disfatë ndaj hungarezes dhe u largua nga Tokio duar thatë.

Pas meçit ajo që mori vëmendje nuk ishte humbja e saj, por fakti që trajneri e bëri një veprim të tillë që u dënua nga tifozët dhe të tjerët.

Por Trajdos e ka mbrojtur trajnerin e vet, duke thënë se është kërkesë e vet asaj për t’u ndezur para garës.

“Trajneri im po e bën thjesht atë që unë dëshiroj që ai ta bëjë për të më ndezur para garës”, tha Trajdos.

Trajdos, e cila e humbi luftën në kategorinë 63 kilogramë, shtoi: “Duket se nuk ishin mjaft të forta”.

“Do të doja t’i kisha pushtuar ballinat për diçka tjetër sot. Ai është një ritual të cilin e bëj para garës”, shpjegoi ajo. /Gazeta Express/

Exit mobile version