Xhudistët tanë pas një mungese të gjatë si shkak i përhapjes së virusit COVID-19, këtë fundjavë do t’iu kthehen garave ndërkombëtare.
Me 3 dhe 4 tetor 2020, do të mbahet Kupa Evropiane për senior, e cila zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.
Ekipi i xhudos përfaqësohet nga Erza Muminoviq, kategoria -48 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg).
Nakamura ka prejardhje nga Japonia, dhe kjo do të jetë gara e parë ndërkombëtare që përfaqëson Kosovën, që prej marrjes së pasaportës së Kosovës, muajin që shkoi./UBTNews