Xhiro e dhjetë e Superligës së Kosovës në futboll premton ndeshje spektakolare me përballje të fuqishme mes shumë pretendentëve për kreun e tabelës.
Gjithçka nis të sot me duelin ndërmjet Feronikelit dhe Ferizajt që zhvillohet nga ora 13:0. Derisa Ferizaj ka filluar të gjej formën e mirë duke realizuar dy fitore në dy ndeshjet e fundit, nga ana tjetër, Feronikeli vazhdon të jetë në krizë të rezultateve me vetëm dy pikë të mbledhura deri më tani.
Më tutje, të shtunën, kampioni dhe lideri aktual i tabelës, Ballkani, udhëton në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin, derisa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe derbi ndërmjet Gjilanit dhe Llapit në Gjilan.
Të dielën Malisheva e pret Dritën, kurse Suhareka përballet me Prishtinën./UBTnews/