UBT News

Xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll përfundon sot

Dy duele interesante e përmbyllin sot javën e 21-të në futbollin kosovar.

Është derbi i kësaj xhiroje mes Drenicës dhe Prishtinës, dhe vëmendje do të ketë edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Kampioni në fuqi, Prishtina kërkon tri pikë për t’u ngritur më lart tabelës dhe të këndellet nga rezultatet negative pasiqë gjendet në vendin e gjashtë, dhe Drenica gjithashtu synon tri pikë të forcojë pozitën e saj.

Gjilani i Ismet Munishit me ngulm dëshiron pikët e plota të marr kryesimin e tabelës kurse Dukagjini do t’i ikë zonës së rrezikshmërisë.

Të dy ndeshjet fillojnë në ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version