Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje me ekipin e Chicago Fire, pasi u bashkua me skuadrën për të përgatitur për sfidat e ardhshme.
Trajneri Frank Klopas e ka pritur me kënaqësi rikthimin e Shaqirit dhe shprehet se është optimist për rikthimin e tij në formë sa më shpejtë.
“Gjëja e mirë është që po kthehen disa djem të shëndetshëm ose të disponueshëm për lojë, por jo për ndeshjen e Kupës së Ligës. Uroj të jemi në finale të Kupës së Ligës që t’i kemi në dispozicion të gjithë lojtarët sepse kemi nevojë për të gjithë,” ka thënë trajneri Klopas.
Megjithatë, Shaqiri nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Kupës së Ligës së Shteteve të Bashkuara kundër Tolucas të premten.
Shaqiri ishte larguar nga Chicago në qershor për t’u bashkuar me ekipin kombëtar të Zvicrës për përgatitjet për Kampionatin Evropian, i cili u mbajt në Gjermani.
Në moshën 32-vjeçare, Shaqiri ka kontratë me Chicago Fire deri në fund të vitit. Spekullohet se ai mund të kthehet të luajë përsëri në Evropë nga janari i vitit të ardhshëm./UBTNews/