Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.
25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.
D.L
