UBT News

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dënimi caktohet më 8 shtator

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e përmirësuar të armës apo mjetit të rrezikshëm gjatë hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ngjarja daton nga 21 meci i vitit 2018 gjatë seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, Gjykata mori aktgjykim refuzues për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Vendimi mbi llojin dhe shkallën e dënimit për Sveçlën do të shpallet pas seancës së caktuar për datën 8 shtator 2026, ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Ministri në detyrë mungoi gjatë shpalljes së vendimit, ku u përfaqësua nga avokati i tij Laur Prenaj.

Procedura penale ndaj Sveçlës ishte veçuar nga ish-deputetët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të përfshirë në aktakuzën e korrikut 2019, Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba. Më herët gjatë procesit, Sveçla nuk e kishte pranuar fajësinë, duke e cilësuar hedhjen e gazit si një akt politik që synonte parandalimin e humbjes së territorit të Kosovës. /E.A/

 

Exit mobile version