Një xhami në Austri i është nënshtruar një sulmi islamofobik dhe racist të hënën.
Fjalët, “Kthehu në shtëpi“, janë shkruar në muret e xhamisë Yeşil, në Austrinë e Poshtme nga një individ i paidentifikuar, i cili ka hyrë në zonë pa leje, sipas zyrtarëve të xhamisë.
Ambasadori i Turqisë në Austri, Ozan Ceyhun, dënoi incidentin dhe tha se shpreson se ky do të jetë “sulmi racist” i fundit që prish paqen në Austri.
Ndërkaq, konsulli i përgjithshëm turk në Vjenë, Cafer Mert Özmert, ka vizituar xhaminë për t’u solidarizuar. /UBTNews/