UBT News

Xhaketa ikonike e Michael Jacksonit del në shitje

Një xhaketë ikonike e cila u vesh vetëm një herë nga ylli i pop-it, Michael Jackson, do të dalë në ankand në Londër gjatë muajit nëntor.

Xhaketa ishte veshur nga Jackson në një reklamë të Pepsit në vitin 1984 dhe është në mesin e më shumë se 200 gjërave që lidhen me muzikë e që do të dalin në shitje.

Xhaketa e lëkurës bardh e zi, e cila ishte bërë me porosi për Jackson për realizimin e reklamës, pritet të kushtojë nga 200 mijë (245 mijëdollarë) deri në 400 mijë funta.

Në këtë ankand do të dalin edhe gjësende të vlefshme që lidhen me yjet David Bowie, Elvis Presley dhe The Beatles./UBTNews/

Exit mobile version