UBT News

Xhaka zbulon arsyen pse iku nga Arsenali

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për ish-skuadrën e tij, Arsenalin.

Xhaka u largua nga Arsenali verën e kaluar për të kaluar tek Bayer Leverkusen në Gjermani, ndërsa ka thënë se koha e tij në Arsenal kishte prekur fundin dhe nuk mund të vazhdonte më tutje duke shtuar se në “Emirates” ishte një kaos i vërtetë.

“Koha ime në Arsenal kishte mbaruar, kjo ishte e qartë kështu që vendosa të largohem, pasi mund të punosh në paqe këtu në Leverkusen. Këtu nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Te Arsenali presioni është i ndryshëm. Por ne kemi ambicie të larta pasi kemi potencial të madh në skuadër”, tha Xhaka për “NZZ”.

Exit mobile version