UBT News

Xhaka sulmon ashpër bashkëlojtarët e tij pas humbjes nga Newcastle United

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka sulmuar shokët e skuadrës së tij pas një paraqitjeje katastrofale në humbjen e së hënës në Premier Ligë ndaj Newcastle United.

Arsenali e kishte në dorë fatin e vet për të siguruar përfundimin në vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve, por kjo disfatë tashmë e ndryshon krejtësisht situatën në të mirë të Tottenhamit që ka dy pikë më shumë në vendin e katërt kur ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe një ndeshje.

Arsenali tani duhet të lutet për një mrekulli në ditën e fundit të sezonit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por Xhaka ka thënë se paraqitjet e tilla të skuadrës së tij nuk janë të mjaftueshme as për Ligën e Evropës.

“Shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura, ne erdhëm këtu për të treguar një lojë ndryshe, por nga minuta e parë deri në të 90-ën nuk e merituam të ishim në fushë”, tha Xhaka për “Sky Sports Neës”.

Unë nuk mund t’ju shpjegoj pse performanca jonë ishte e dobët. Ne nuk bëmë atë që ishte plani i ynë, duke mos dëgjuar trajnerin dhe duke mos bërë gjërat si duhet”.

Ajo që ndodhi ishte një paraqitje katastrofike. Kështu ju nuk e meritoni të luani në Ligën e Kampionëve, nuk e meritoni as të luani në Ligën e Evropës. Është shumë e vështirë ta përballosh këtë moment, nuk e di pse nuk jemi duke bërë atë që kërkon trajneri nga ne”, vazhdoi Xhaka.

“Nëse dikush nuk është gati për këtë lojë, le të qëndrojë në shtëpi. Sa e thjeshtë. Nuk ka rëndësi mosha, mund të jeni 30, mund të jeni 35, mund të jeni 10, mund të jeni 18, nëse nuk jeni gati për këtë, rri në pankinë ose rri në shtëpi. Mos eja këtu. Ne kemi nevojë që njerëzit të kenë topa, më vjen keq që e them këtë. Të vijnë këtu për të luajtur sepse e dinim se kjo lojë ishte një nga lojërat më të rëndësishme për ne. Kur luan kështu, është e papranueshme”, tha në fund Xhaka.

Exit mobile version