Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit, ka shprehur pakënaqësinë e tij për performancën e skuadrës, pavarësisht fitores dramatike 4-3 ndaj Wolfsburgut. Pas ndeshjes, Xhaka theksoi se fitoret nuk kanë vlerë nëse ekipi vazhdon të pësojë shumë gola.
“Duhet të bëjmë autokritikë. Nuk është e mundur të pësojmë tri gola në çdo ndeshje. Kjo është një situatë alarmante,” deklaroi ai. Deri tani, Bayer Leverkuseni ka pësuar 9 gola në katër ndeshjet e para të Bundesligës, duke e bërë mbrojtjen e tij një nga më të dobëtat në kampionat.
Xhaka theksoi se ky problem nuk është vetëm individual, por ndikon në performancën e gjithë ekipit. “Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje. Ne kemi cilësinë për të shënuar shumë gola, por nuk mjafton. Duhen përmirësime në organizimin tonë mbrojtës,” shtoi ai.
Pas asaj që e cilësoi si një ndeshje të lodhshme, Xhaka shprehu dëshirën që shokët e tij të skuadrës të përfshihen në një diskutim të hapur mbi mënyrën sesi mund të luajnë më mirë si një njësi në mbrojtje. “Më intereson të di pse nuk luajmë të bashkuar. Kjo është ajo që na nevojitet në këtë moment,” përfundoi ai.
Me këtë deklaratë, Xhaka ka treguar se përkushtimi për të përmirësuar performancën e skuadrës është një nga prioritetet e tij, duke e vendosur ekipin në qendër të vëmendjes./UBTNews/