Granit Xhaka është përballur me pyetje të shumta pas raportimeve se ndaj tij është hapur një hetim nga Prokuroria e Luzernit, nën dyshimin se ka siguruar një certifikatë të falsifikuar të COVID-19.
Sipas “Blick”, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës pritet të merret në pyetje nga autoritetet në fillim të tetorit. Xhaka, ndërkohë, i ka mohuar akuzat.
Mesfushori shqiptar foli për herë të parë publikisht për këtë çështje pas ndeshjes së Premier Leagues, ku Sunderland u mposht 5-3 nga Manchester City. Xhaka luajti gjatë gjithë takimit.
Në një prononcim për “NZZ”, ai u tregua i shkurtër kur u pyet për hetimin.
“Për këtë nuk kam koment. Sot luajta futboll dhe për momentin kjo është ajo që ka rëndësi për mua”, deklaroi Xhaka.
I pyetur nëse kjo çështje po e ndikon, 34-vjeçari u përgjigj:
“Aspak, kam kaluar edhe më keq.”
Edhe trajneri i Sunderlandit, Régis Le Bris, nuk pranoi të komentonte rreth hetimit ndaj mesfushorit shqiptar.
“Nuk është fusha ime e ekspertizës. Fusha ime është futbolli. Dhe sa i përket futbollit, ai është shumë i mirë”, tha Le Bris.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka do t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës për grumbullimin e radhës gjatë pushimit ndërkombëtar.
Sipas raportimeve të “Blick”, ai pritet të merret në pyetje nga autoritetet e Luzernit në fillim të tetorit.
D.L
