UBT News

​Xhaka propozon ndihmëstrajnerin e ri të Zvicrës

Arsenal's Granit Xhaka

Federata Zvicerane e Futbollit është në kërkim të një asistenti për kombëtaren pas largimit të Vincent Cavin.

Kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka ka sugjeruar që në atë pozitë të emërohet ish-futbollisti i Juventusit, Stephan Lichtsteiner. Sipas Xhakës, ai është njeriu i duhur i cili e njeh shumë mirë ambientin brenda dhe jashtë kombëtares zvicerane.

“Ai do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për ekipin tonë. Ai e di se si të fitojë dhe çfarë duhet për të qenë i suksesshëm. Steph gëzon reputacionin më të lartë brenda dhe jashtë vendit, ai është plotësisht i respektuar kudo. Eksperiencën e parë si trajner aktualisht po e merr në Bazel. Pra, pse jo?”, ka thënë Xhaka.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit më tutje ka shtuar se përvoja që ka Lichtsteiner do të ishte tejet e nevojshme dhe e mirëpritur brenda ekipit.

“Sigurisht që do të ishte një avantazh nëse dikush me përvojë në nivelin më të lartë mund të na bashkohej. Një ish-lojtar që e di saktësisht se çfarë po ndodh brenda dhe jashtë një kombëtareje. Dikush me veshë dhe sy të hapur, që komunikon, i cili mund të jetë një person shtesë kontaktues kompetent për lojtarët – dikush që gjithashtu na korrigjon nëse diçka nuk shkon”, thotë Xhaka në një intervistë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Exit mobile version