UBT News

Xhaka për ndeshjen ndaj Kosovës: Një finale e mundshme në Prishtinë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur rreth përgatitjeve që kombëtarja helvetike po i bën për ndeshjet ndaj Suedisë dhe ndaj Kosovës më 18 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Në një intervistë Xhaka ka thënë se nëse do të dështojnë ndaj suedezëve, atëherë në Prishtinë do të jetë një finale.

“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, tha Xhaka.

Mesfushori i Sunderlandit, po ashtu foli edhe rreth largimeve nga kombëtarja zvicerane të dy futbollistëve, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët iu bashkangjitën “Dardanëve”.

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashari , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje”, shtoi ai.

Kosovë-Zvicër luhet më 18 nëntor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ndërkaq në ndeshjen e parë, skuadra e Murat Yakin e ka mposhtur thellë Kosovën, me rezultat 4:0./S.K/EO/

Exit mobile version