Granit Xhaka ishte i lumtur që heshti kritikët me paraqitjen e tij gjatë fitores së Arsenalit 3-1 kundër Chelseat në Boxing Day ku realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë.
Reprezentuesi i Zvicrës po luante ndeshjen e tij të parë që nga përjashtimi i tij kundër Burnleyt më 13 dhjetor dhe bëri një paraqitje mbresëlënëse pasi Arsenali regjistroi fitoren e tyre të parë në shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Ishte përgjigje perfekte nga 28-vjeçari, i cili mori shumë kritika javët e fundit pas kartonit të tij të kuq kundër Burnleyt dhe refuzimit të tij për të kërkuar falje publikisht për incidentin që çoi në një humbje 1-0 në shtëpi.
“Kishte shumë fjalë pas kartonit të kuq,” tha Xhaka. “Shumë njerëz filluan të flasin përsëri … dhe përsëri dhe përsëri.”
“Unë gjithmonë do të tregoj karakterin tim. Isha shumë i zhgënjyer për kartonin tim të kuq dhe e dija se ajo që bëra ishte e gabuar për skuadrën time. Por unë jam më se e lumtur. Unë e ndihmova skuadrën dhe jam kthyer ”.
“Ne e dinim që do të ishte një lojë shumë e vështirë, por kemi punuar shumë mirë së bashku si një ekip dhe për momentin mund të marrim pikë nëse e bëjmë këtë.”, shtoi Xhaka.
“Ne realizuam planin që na dha trajneri. Të bësh presion, të jesh i përqendruar 95 minuta. Ne shënuam në kohën e duhur dhe rezultati 3-0 ndihmoi shumë. ”
“Ishte shumë e rëndësishme që morëm tre pikë kundër Chelseat por duhet të vazhdojmë kështu,”
“Dy ndeshjet e ardhshme në udhëtim janë shumë të vështira, por nëse punojmë së bashku si një ekip, ne kemi mundësinë t’i marrim të gjashtë pikët”, deklaroi në fund Xhaka.