UBT News

Xhaka në qendër të polemikave, eksperti i referimit mbron vendimin e gjyqtarit

DUBLIN, IRELAND: March 26: Granit Xhaka #10 of Switzerland during the Republic of Ireland V Switzerland, International friendly match at Aviva Stadium on March 26th, 2024 in Dublin, Ireland. (Photo by Tim Clayton/Corbis via Getty Images)

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Kanadasë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të pas një incidenti gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Xhaka tentoi të ekzekutonte një ndërprerje, por nuk e goditi topin dhe në të njëjtin moment pati kontakt me sulmuesin kanadez Cyle Larin. Gjyqtari brazilian Ramon Abatti vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë të dy lojtarët, pasi edhe Larin nuk kishte respektuar distancën e kërkuar gjatë ekzekutimit të goditjes së lirë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, la të kuptohet se situata mund të ishte interpretuar ndryshe nga gjyqtari. Megjithatë, ish-gjyqtari i njohur zviceran dhe eksperti i referimit, Urs Meier, e mbështeti plotësisht vendimin e arbitrit.

“Kartoni i verdhë për të dy lojtarët ishte vendimi i duhur. Edhe unë do të veproja njësoj”, deklaroi Meier për mediat zvicerane.

Pavarësisht këtij episodi, Zvicra triumfoi ndaj Kanadasë dhe siguroi vendin e parë në grup, duke avancuar me sukses në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

D.L

Exit mobile version