Gjermania dhe Zvicra barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Grupit A në Euro 2024, duke siguruar kualifikimin për në raundin e eliminimit direkt.Mesfushori shqiptar Granit Xhaka pati një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë ndeshje dhe u shpall lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA.
“Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri te mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura,” shkroi UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes.
Xhaka vrapoi pothuajse 12 kilometra dhe arriti një shpejtësi prej 31.4 km/h, ndërsa saktësia e pasimeve të tij ishte 84 për qind. Ky është hera e dytë që Xhaka fiton këtë çmim në Euro 2024, pasi e mori edhe në fitoren 3-1 ndaj Hungarisë./UBTNews/