UBT News

Xhaka me mesazh emocional për Petkovicin: Ne e shkruam historinë së bashku

Granit Xhaka e ka falënderuar Vladimir Petkovicin për mes një shkrimi emocional në rrjetet sociale, pasi trajneri boshnjak e la Kombëtaren e Zvicrës për ta marrë drejtimin e klubit elitar francez, Bordeaux.

Petkovic, i cili e udhëhoqi Zvicrën drejt çerekfinales në Kampioantin Evropian 2020 këtë muaj, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1.

57-vjeçari e kishte marrë në dorë ekipin kombëtar helvetik në vitin 2014, duke e pasur Ottmar Hitzfeld.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit Xhaka – i cili nën urdhrat e Petkovicit u emërua kapiten i ekipit komëbatr zviceran në shtator, e ka falënderuar dhe i ka uruar sukses në Bordeaux 57-vjeçarit të lindur në Sarajevë.

“Çfarë udhëtimi. Zotëri, dua thjesht të të falënderoj për gjithçka. Ne e shkruam historinë së bashku! Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm”, shkroi Xhaka në Instagram.

Ai shtoi: “Faleminderit për punën tuaj të zellshme, për përkrahjen dhe për mënyrën sesi e ke shndërruar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk e harrojmë punën tuaj dhe t’i urojmë të gjithë të mirat në Bordeaux”.

Xhaka luajti nën urdhrat e Petkovicit në tre turne të mëdhenj, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe Euro 2020.

Por Euro 2020 ishte suksesi i tyre më i madh, pasi ata e udhëhiqen Zvicrën drejt çerekfinales së parë në një turne të madh në historinë e vet, duke e mundur kampionen e Botës, Francën, në 1/8 e finales. /Gazeta Express/

Exit mobile version