UBT News

Xhaka: Jemi të pakënaqur, por kjo është thirrja ime

Si njëri nga lojtarët më me eksperiencë në skuadrën e Arsenalit, Granit Xhaka ka lëshuar një deklaratë për faqen zyrtare të klubit ku ka bërë thirrje që ekipit të mbetet i bashkuar pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Premier Ligës.

Mesfushori zviceran i cili e vazhdoi kontratën me Arsenalin, ishte kapiten i skuadrës në ndeshjen kundër Chelsea e cila u humb me rezultat 2-0 ka kërkuar nga skuadra që të qëndrojnë të bashkuar përkundër fillimit jo të mirë, përcjellë KosovaPress.

“Jemi shumë të pakënaqur. I kishim tifozët prapa nesh dhe donim që t’i bënim të lumtur, por mendoj që ne pamë se pse Chelsea është skuadra më e mirë në Evropë. Por, mendoj se mund të nxjerrim një mësim të mirë nga ko ndeshje. Natyrisht se duhet ta analizojmë ndeshjen dhe të reflektojmë.”, tha fillimisht Xhaka.

Sa i përket rinovimit të kontratës më Arsenalin, Xhaka tha:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje, por duhet të punojmë më shumë si grup”.

Sa i përket objektivave të Arsenalit në këtë edicion, reprezentuesi i Zvicrës deklaroi:

“Duam të arrijmë diçka, natyrisht! Pas këtyre dy ndeshjeve shumë njerëz janë duke folur rreth Arsenalit por unë them që sezoni nuk përfundon pas dy ndeshjeve. Kemi shumë ndeshje para nesh dhe jam i sigurt se do të rritemi dhe të marrim rezultatet të mira.”

Exit mobile version