UBT News

Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Siç u bë e ditur dje nga media të ndryshme angleze, Granit Xhaka ka vendosur që të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e Arsenalit.

Bëhet e ditur se destinacioni i radhës për Xhakën do të jetë rikthimi në Bundesliga, me skuadrën e Bayer Leverkusenit që është shumë afër të sigurojë shërbimet e mesfushorit me prejardhje kosovare.

Leverkuseni po shpreson që ta mbyll marrëveshjen me Xhakën në qershor, pasi që kushtet personale veçse janë arritur për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Në anën tjetër, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Arsenali veçse e ka gjetur zëvendësimin e Xhakës.

Bëhet fjalë për yllin e West Hamit, Declan Rice, i cili është prioriteti kryesorë i “Topçinjve” të Mikel Artetas.

Arsenali do të monitorojë vazhdimisht situatën e Rice, dhe do të vendosë për transferimin e yllit anglez kur West Hami të caktojë çmimin e tij.

Exit mobile version