UBT News

​Xhaka dëshmon edhe njëherë rolin që ka për Sunderlandin duke barazuar rezultatin me Evertonin

Sunderland vazhdoi formën e mirë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Evertonin në Stadium of Light, dhe mbeti i pamposhtur në terrenin e vet këtë sezon në Premier League.

Skuadra e David Moyes kaloi në epërsi pas 15 minutash me golin e Iliman Ndiaye, pas një aksioni të shpejtë kundër mbrojtjes vendase. Everton pati edhe disa raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, përfshirë një goditje të shtyllës nga Jack Grealish.

Megjithatë, Sunderland reagoi fuqishëm dhe barazoi rezultatin menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Granit Xhaka shënoi nga distanca pas një asistimi të Enzo Le Fee, me topin që u devijua nga James Tarkoëski dhe përfundoi në rrjetë.

Edhe pse vendasit kërkuan fitoren deri në fund, barazimi mjaftoi që ata të ngjiten në katër vendet e para në tabelë. Nga ana tjetër, Everton mbetet me vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./S.K./KP/

 

Exit mobile version