Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19.
34-vjeçari e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, duke treguar se është dënuar me 50 tarifa ditore nga 3 mijë franga, me kusht për një periudhë prove prej dy vitesh.
Kjo do të thotë se Xhaka nuk do të duhet ta paguajë gjobën, për sa kohë që gjatë periudhës së provës nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Ai ka paguar tashmë shpenzimet gjyqësore.
Xhaka pranoi se kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi gjatë pandemisë, rast i cili ishte bërë publik pas një hetimi nga Prokuroria Publike e Luzernit.
“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
D.L
