Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka beson se Gabriel Martinelli mund të bëhet njëri nga më të mirët nëse karriera e tij vazhdon në këtë rrugë.
21-vjeçari hyri menjëherë në ekipin e parë nën drejtimin e Unai Emery pas ardhjes së tij nga Ituano në verën e vitit 2019 dhe tani është zgjedhja e parë për krahun e majtë në formacionin e Mikel Arteta-s.
Reprezentuesi brazilian ka tre gola dhe një asistim nga tetë ndeshjet e Premierligës këtë sezon dhe u ka shkaktuar kundërshtarëve telashe të mëdha me ritmin dhe shpejtësinë tij.
Martinelli ishte sërish protagonist në fitoren 3-1 të së shtunës ndaj Tottenham Hotspur në derbin e Londrës Veriore dhe Xhaka beson se ai mund të arrijë tepër lartë në karrierën e tij.
“Gabriel Martinelli ka gjithçka për të qenë një nga më të mirët. Ai duhet të punojë shumë për të shkuar sa më larg. E ka ekipin dhe gjithçka rreth tij që ndihmon atë”, u tha Xhaka gazetarëve pas ndeshjes të së shtunës.
Martinelli është nën kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024 me opsionin e një viti tjetër shtesë, por skuadra angleze mendohet se është i prirur të ofrojë kushte të reja për sulmuesin.