UBT News

Xhaka bëhet sërish protagonist, refuzon ta marrë shiritin e kapitenit të Arsenalit

Në fitoren e Arsenalit ndaj Brentfordit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të të Premier Ligës, mesfushori Granit Xhaka gjeti edhe një mënyrë tjetër për t’u bërë protagonist në fushë.

Reprezentuesi nga Zvicra pati një paraqitje të mirë në këtë ndeshje, por ngjalli reagimin e tifozëve në tribuna kur nuk pranoi që ta merrte shiritin e kapitenit të klubit në momentin kur kapiteni aktual Alexandre Lacazette u largua nga fusha.

Lacazette ia dhuroi shirtimin zëvendësuesit të tij Nkeitah për ta dërguar te Xhaka, por ky i fundit, për arsye që nuk dihen, refuzoi ta pranonte atë dhe si përfundim Nketia e dërgoi tek Kieran Tierney.

Xhaka është i njohur për protagonizëm edhe me sjellje jo sportive. Ai në shumë raste është ndëshkuar me karton të kuq edhe gjatë këtij sezoni, ndërsa ka qenë i lidhur shumë herë edhe me largim nga Arsenali.

Exit mobile version