UBT News

Xavi: U kërkova lojtarëve të futen brenda, nuk ishim në shtëpinë tonë

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernanez ka zbuluar se ai u kishte kërkuar lojtarëve të Barcelonës që të festonin fitimin e titullit në La Liga brenda zhveshtoreve, si shenjë respekti për tifozët vendas të Espanyolit.

Ish-reprezentuesi spanjoll fitoi titullin e tij të dytë si trajner i Barcelonës pasi klubi i tij mundi rivalët lokal me rezultat 4-2 në derbin katalanas. Pasi fituan titullin e tyre të 27-të në La Liga të dielën, lojtarët e Barcelonës festuan shkurtimisht në mes të fushës, gjë që ngjalli zemërim në mesin e një pjese të tifozëve të Espanyolit që pushtuan fushën dhe detyruan ekipin mysafir të futeshin në zhveshtore.

Xavi sugjeroi pas ndeshjes se ai u kishte kërkuar lojtarëve që të festonin në ambiente të mbyllura pasi nuk ishte shtëpia e tyre dhe nuk ishte respekt ndaj tifozëve vendas.

“Unë u kam thënë të futen brenda sepse mendoj se mjafton. Festimi është normal, por ishte më e mira të futeshim brenda sepse nuk ishin në shtëpinë tonë. Jam racional, por emocionet janë të vështira për t’u kontrolluar. E festuam jo sepse ishim në kampin e Espanyolit, por për titullin”, tha fillimisht Xavi.

“Nuk kam parë nëse ka ndodhur ndonjë gjë tjetër, kam hyrë brenda. Nuk duhet t’i japim më shumë rëndësi. Nuk duhet të krijojmë polemika. Mendova se ishte koha për të hyrë brenda dhe të festojmë brenda si familje. Ne nuk kemi provokuar askënd. Po festonim një titull që është shumë e rëndësishme për ne”, tha në fund ai.

Ndryshe, Barcelona ka festuar titullin e 27-të të La Ligas në hisytorinë e saj.

Exit mobile version