Një vendim i papritur për mesfushorin Xavi Simons: ai do të qëndrojë një sezon të plotë edhe te Leipzig.
Edhe pse Bayern Munich tregoi një interes të madh për të, Simons vendosi të qëndrojë te klubi gjerman në huazim nga PSG, ku luajti me sukses sezonin e kaluar.
“Jam këtu për të bërë histori, për të fituar tituj. Klubi është ambicioz dhe unë dua të rritem si lojtar dhe si pjesë e një ekipi,” shpjegoi Simons për “Bild”.
Ai po ashtu u shpreh i lumtur për vendimin e tij dhe gatishmërinë për të filluar sezonin e ri te Leipzig, duke shtuar se ende nuk ka përfunduar detyrën e tij atje dhe dëshiron të lërë gjurmë pozitive në karrierën e tij./UBTNews/