UBT News

Xavi: Nëse nuk ka rezultate, do të ketë trajner të ri

Trajneri Xavi Hernandez si duket e ka pranuar se gjendet në një situatë të palakmueshme te gjiganti i La Ligas, Barcelona.

Në konferencën e sotme për media, Xavi tregoi se synimi i këtij sezoni është për të fituar tituj, por nëse nuk do të ketë rezultate, atëherë do të ketë një trajner të ri në klub.

“Ndjehem optimistë në këtë projekt. Synimi në këtë sezon është për të fituar tituj. Rezultatet do të vijnë, dhe nëse nuk do të vijnë, atëherë një trajner i ri do të vijë”, tha Xavi.

Po ashtu, Xavi refuzoi të komentonte sa i përket transferimeve në merkaton dimërore, respektivisht në janar.

“Transferime në janar? Bordi janë duke punuar, sigurisht, por është shumë herët që të flasim për këtë gjë”, tha Xavi.

Barcelona nën drejtimin e Xavit u eliminua për të dytin vit me radhë nga Liga e Kampionëve, ku tani do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Evropës.

Exit mobile version