Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë spekulohet se mund të rikthehet në “Camp Nou”. Trajneri spanjoll, Xavi mund të rikthejë yllin e Paris Saint-Germain Lionel Messi në Barcelonë në vitin 2023, raporton Marca.
34-vjeçari u largua nga “Camp Nou” këtë verë pas 21 vitesh në klub, për shkak të problemeve financiare që kishte gjiganti katalunas.
Ylli argjentinas tani ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare te PSG me opsion për ta rinovuar atë edhe për një vit, por tani spekulohet se Xavi mund ta rikthejë ish-bashkëlojtarin e tij te Barça.