UBT News

Xavi: Luajtëm mirë ndaj Gironas

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se skuadra e tij luajti mirë pavarësisht humbjes 4-2 në shtëpi ndaj Gironas në La Liga të dielën.

Rezultati do të thotë se kampionët në fuqi tani janë shtatë pikë larg Gironas, e cila kryeson në La Liga, dhe tani është në vendin e katërt.

Xavi mendon se ishte një lojë mjaft e barabartë, por shtoi se probleme e skuadrës në sulm dhe në mbrojtje po shkaktojnë shumë hapësira.

“Mendoj se ndeshja ishte e barabartë, e vendosin detajet. Na mungonte efektiviteti. Ne luajtëm mirë”, tha Xavi pas ndeshjes.

“Gjuajtëm 30 herë, mund të kishim barazuar 3-3, por jo. Plani i Gironas ishte shumë i guximshëm dhe ata ishin më efikas”, shtoi spanjolli.

Ai pranoi se fitorja e Gironas ishte e merituar.

“Girona ka shumë avantazhe, ata janë shtatë pikë përpara nesh, dhe puna e Michel dhe lojtarëve të tij është e mahnitshme. Ndeshja ishte e barabartë. Nëse Barcelona fitonte, do të thoshim se ishte e drejtë. Ne kishim pak efektivitet dhe gabimet në mbrojtje na ndikuan”.

Barcelona sigurisht që krijoi shumë raste në lojë. Në veçanti, Robert Lewandowski humbi një shans të mirë për të barazuar në fund, përpara se Cristhian Stuani të shënonte golin e katërt.

Exit mobile version