UBT News

Xavi i lumtur me Raphinhan

Së fundmi ka pasur spekulime se Raphinha mund të rikthehet në Premier Ligë, pasi që Barcelona mund ta shesë yllin brazilian për të rikuperuar fonde, për ta mundësuar kthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”.

Besohet se interesim në Raphinhan kanë shprehur Arsenali dhe skuadra e Newcastle United, kështu që merkatoje verore do të qartësojë më së miri të ardhmen e yllit brazilian.

Tani, trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për situatën e Raphinhas, për të cilin tha se është duke e pasur një sezon tejet të mirë.

“Jam tejet i lumtur me Raphinhan. Ai po kalon një sezon të shkëlqyer me golat e tij dhe punën që po e bën. Ai dëshiron të jetë perfekt, kështu që ndonjëherë mund të ketë zemërim. Ai gjithmonë punon me mendjen e duhur për të pasur sukses”, tha Xavi.

Në 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Barcelonën, Raphinha ka regjistruar nëntë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version