UBT News

Xavi flet për situatën e Piques, e pranon se do t’i shkëputet kontrata

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique zbuloi dje se ndeshja kundër Almeiras në këtë vikend do të jetë e fundit në karrierën e tij në stadiumin “Camp Nou”, pasi që ka vendosur që të pensionohet nga futbolli para se të filloj Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Po ashtu, Pique ka vendosur që mos t’i kërkojë Barcelonës dëmshpërblim për pjesën e mbetur të kontratës, pasi që të dy palët thuhet se kanë rënë dakord për ta shkëputur atë.

Tani, rreth pensionimit të Pique ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi, i cili tha se Pique do të jetë një simbol i Barcelonës.

“Gerard Pique do të jetë gjithmonë një simbol i Barcelonës. Ne jemi në një proces të një marrëveshje financiare për ta shkëputur kontratën, ai dëshiron që ta ndihmojë klubin. Ai e kupton se si qëndron situata jonë financiare”, tha Xavi.

Kontrata aktuale e Piques me Barcelonën do të shkëputet gjatë javës së ardhshme.

Exit mobile version