UBT News

Xavi e konfirmon se Barça po punon për ta rikthyer Messin

Sot u bë e ditur nga zëvendës-presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste se gjiganti katalunas ka filluar kontaktet me kampin e Lionel Messit për ta rikthyer ikonën argjentinase në “Camp Nou”.

Messi u largua nga Barcelona në vitin 2021, pasi që klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të probleme financiare.

Tani, Barça në krye me presidentin, Joan Laporta po mundohet që ta rikthej Messin në klub, dhe pas Rafa Yustes, lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës, Xavi.

Xavi tha se ai dëshiron që Messi të rikthehet, por se kjo gjë nuk varet nga ai por nëse ylli argjentinas dëshiron që të rikthehet në “Camp Nou”.

“Do të dëshiroja që Leo Messi të rikthehet. Është një temë për të cilën ne jemi duke punuar, por kjo gjë nuk varet vetëm nga unë. Varet nga lumturia e Messit dhe nëse ai dëshiron që të rikthehet”, tha Xavi.

“Nuk është koha e duhur që të flasim për këtë gjë, por unë do të isha i pari që do të jem tejet i lumtur”, shtoi më tej Xavi.

Exit mobile version