Katër treguesit kryesorë të klimës, që janë përqendrimi i gazrave serrë, rritja e nivelit të detit, ngrohja e oqeaneve dhe acidifikimi arritën rekorde të reja në vitin 2021, deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në raportin e saj “Gjendja e klimës globale në vitin 2021”, të publikuar sot.
Kjo është një tjetër shenjë e qartë se aktivitetet njerëzore po shkaktojnë ndryshime në shkallë planetare në Tokë, dete dhe atmosferë, me pasoja afatgjata dhe të dëmshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekosistemet.
WMO konfirmon se shtatë vitet e fundit ishin më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë.
Viti 2021 ishte vetëm një nga shtatë më të nxehtët për shkak të fenomenit “La Nina” në fillim të këtij viti.
Kjo pati një efekt ftohës të përkohshëm, por nuk e ndryshoi trendin e përgjithshëm të rritjes së temperaturave.
Mesatarja në vitin 2021 ishte rreth 1.11 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale.