UBT News

Winslet nuk mund të ndalonte së qari gjatë ribashkimit me DiCaprion

Kate Winselt tha se ajo “nuk mund të ndalonte së qari” gjatë një ribashkimi të fundit me bashkë-yllin e saj në “Titanic”, Leonardo DiCaprio, pas disa vitesh larg për shkak të pandemisë COVID-19.

“E njoh gjysmën e jetës sime”, tha ajo në një intervistë për Guardian.“Ne nuk kemi mundur të largohemi nga vendet tona. Ashtu si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të COVID”.

Aktorja britanike e cila gjithashtu luajti së bashku me DiCaprio-n në “Revolutionary Road” shtoi: Ai është miku im, miku im vërtet i ngushtë. Ne jemi të lidhur për gjithë jetën.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja shpreh vlerësimin për bashkëpunimet e saj në ekran me DiCaprio-n dhe miqësinë e qëndrueshme që erdhi si rezultat i filmit./UBTNews/

Exit mobile version