UBT News

Willow Smith flet për incidentin e babait të saj në Oscars

Willow Smith thotë se ajo nuk ishte e shqetësuar nga stuhia mediatike që shpërtheu pasi babai i saj, Will Smith, goditi Chris Rock-un gjatë ceremonisë Oscars.

Këngëtarja 21-vjeçare dhe e nominuara në Emmy theu heshtjen për incidentin kontravers gjatë një interviste për Billboard që u publikua të premten.

“E shoh familjen time si krijesa njerëzore, dhe i dua e i pranoj për gjithë njerëzimin e tyre”, deklaroi ajo.

“Për shkak të pozitës në të cilën jemi, humanizmi jonë nganjëherë nuk pranohet, dhe nga ne pritet të veprojmë në një mënyrë që nuk është e favorshme për një jetë të shëndetshme njerëzore dhe nuk është e favorshme për të qenë të ndershëm”, deklaroi ajo tutje.

Në ceremoninë që u mbajt në muajin mars, Will Smith goditi prezantuesin Rock, pasi komediani ironizoi me gjendjen shëndetësore të gruas së tij, Jada Pinkett Smith, ndërsa ai po prezantonte çmimin e Akademisë për dokumentarin më të mirë. Pinkett Smith vuan nga rënia e flokëve për shkak të gjendjes autoimune të alopecisë./UBTNews/

Exit mobile version