UBT News

Will Smith kërkon falje për shuplakën që i dha prezantuesit Chris Rock

Will Smith fitoi çmimin “Aktori më i mirë” në edicionin e 94-të të Oscars që u mbajt të dielën mbrëma dhe i kërkoi falje Akademisë së Filmit për incidentin që ndodhi, ku ai e goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock.

Mes lotëve ai pranoi çmimin për rolin e tij si Richard Williams, babai i yjeve të tenisit, Venus dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”. Smith tha se Williams e mbrojti me çdo kusht familjen e tij.

“Në këtë biznes, duhet të keni njerëz që nuk ju respektojnë. Dhe duhet të buzëqeshni dhe të pretendoni se është në rregull”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version