Aktori Will Smith i ka kërkuar falje prezantuesit Chris Rock për shuplakën që ia dha gjatë ceremonisë Oscar të dielën mbrëma. Ai tha se sjellja e tij ishte “e papranueshme dhe e pafalshme”.
“Dua që publikisht të të kërkoj falje, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova”, deklaroi mes tjerash aktori.
Akademia e filmit e dënoi veprimin e Smithit dhe nisi hetimet në lidhje me rastin.
E gjitha ndodhi kur në përpjekje për të bërë humor, Chris Rick, iu drejtua bashkëshortes së Will Smith, aktores Jada Pinket Smith duke i thënë se mezi pret ta shoh të luajë në filmin “G.I. Jane 2”, me ç’rast iu referua kokës së saj të rruar. Smith ka folur disa herë publikisht rreth faktit se vuan nga rënia e flokëve si pasojë e sëmundjes të quajtur Alopecia./UBTNews/