UBT News

Will Smith godet me shuplakë prezantuesin në mes të skenës së Oscars

HOLLYWOOD, CA - March 27, 2022. Chris Rock and Will Smith onstage during the show at the 94th Academy Awards at the Dolby Theatre at Ovation Hollywood on Sunday, March 27, 2022. (Myung Chun / Los Angeles Times via Getty Images)

Aktori Will Smith fitoi çmimin e parë Oscar në karrierë, pasi pak minuta më parë goditi me shuplakë prezantuesin e çmimeve, komedianin Chris Rock.

53-vjeçari u ngjit në skenë dhe goditi komedianin, i cili sapo kishte bërë një batutë për kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Jada ka disa vite që vuan nga rënia e flokëve dhe duket se Will Smith nuk e pranoi një shaka të tillë.

Pasi e goditi, Smith iu drejtua sërish Rock-ut me fjalët, “Mos e përmend fare gruan time”.

Exit mobile version