UBT News

Will Smith flet hapur për shuplakën në Oscars

Ylli Will Smith foli për shuplakën që i dha Chris Rock-ut në Oscars gjatë muajit mars.

Ndërsa po promovonte filmin e tij të ardhshëm “Emancipation”, Smith e quajti atë “një natë të tmerrshme” dhe tha se “humbi” kur hyri në skenë dhe e goditi prezantuesin Chris Rock.

“Dhe mendoj se çfarë do të thoja, thjesht nuk e dini kurrë se në çfarë situate po kalon dikush. S’isha mirë atë natë. Jo kjo s’e justifikon fare sjelljen time”, deklaroi ai.

Akademia e ka sanksionuar Smithin duke ia ndaluar pjesëmarrjen në Oscars për dhjetë vitet e ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version