Aktori i famshëm, Will Smith ka rrëfyer së fundmi se cilët ka qenë filmat më të mirë ku ai ka luajtur por ka treguar edhe ato ku nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
“Për më të mirët, mendoj se është mes Men in Black dhe The Pursuit of Happyness. Për arsye të ndryshme, ata janë dy filmat pothuajse të përsosur. Të dy filmat ishin shumë të suksesshëm”, u shpreh Will Smith.
Përsa i përket filmit më të keq ai thotë se është “Wild Wild West”.
“Nuk e di, Wild Wild West e kam njëfarë njolle. Kur e shoh veten në pantallona lëkure… nuk më pëlqen”, ka thënë aktori./dritare.net