UBT News

Will Smith e kishte menduar vetëvrasjen

Will Smith speaks at the "Gemini Man" movie release conference in Shanghai, China, on Oct. 14 2019. (Imaginechina via AP Images)

Aktori dhe reperi i mirënjohur amerikan, Will Smith ka zbuluar se në një moment të jetës, ai kishte menduar të vetëvritej.

Ylli foli rreth shëndetit mendor në dokuseritë e tij të ardhshme të YouTube, që do ta kenë premierën me 8 nëntor.

Në trailerin e projektit “Will Smith: The Best Shape of My Life”, ylli i Hollywood-it shihet në një tavolinë i shoqëruar nga anëtarët e familjes, përfshirë edhe fëmijët, Trey, Jaden dhe Willow.

“Ishte hera e vetme në jetën time që e mendova vetëvrasjen”, deklaroi Smith, ku shihej pastaj duke i fshirë lotët.

Will Smith: The Best Shape Of My Life | Official Trailer

Në video shfaqet rrugëtimi i aktorit duke i humbur nëntë kilogramë brenda 20 javësh. Smith tregon se gjatë ushtrimeve në palestër, ai e kuptoi se duhej të fokusohej në shëndetin e tij mendor – dhe të ndante të vërtetën e tij me botën./UBTNews

Exit mobile version