Will Smith i është rikthyer sheshxhirimit, këtë herë duke sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme, atë të dy motrave teniste, Venus dhe Serena Williams, nga dy vajza të thjeshta, në dy vajza që arritën të triumfojnë e të vënë emër në botën e tenisit.
Ato trajnohen dhe ndiqen që në fëmijëri nga babai i tyre Richard, rol që vjen nën interpretimin e Will Smith.
Filmi po shfaqet në kinematë e mbarë botës sikurse po edhe në HBO. Ai është vlerësuar maksimalisht për historinë, realizimin dhe mbi të gjitha rikthimin në ekranin e kinemasë të Will Smith.