Deontay Wilder ka zbuluar se ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij në boks dhe po konsideron të provojë që duke përdorur pije psikodelike të njohura si “Ayahuasca” ta ketë më të lehtë që të marrë një vendim të tillë.
Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC pësoi humbjen e dytë radhazi ndaj Tyson Fury-t në tetorin e vitit të kaluar dhe katër muaj më vonë, ende nuk është i sigurt nëse do të kthehet në ring.
“Unë mendoj se do të bëj një udhëtim që duhet të bëj. Po mendoj të përdor “Ayahuasca”. Ky do të jetë procesi im i vendimmarrjes”, tha fillimisht Wilder.
Ai shtoi që ky lloj i medikamenteve ndihmon njeriun të marr një vendim për një rrugëtim shpirtëror.
“Ayahuasca është diçka që ju bëni në një udhëtim shpirtëror. Unë kam qenë vërtet i interesuar për këtë, duke marrë gjëra të tilla, dua të shkoj në këtë udhëtim, këtë rrugë. Do të më ndihmojë të drejtoj vendimin tim nëse dua të kthehem në sport apo jo”, tha në fund ai.