Aktorja Whoopi Goldberg është suspenduar nga një talk shou në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas deklaratave të saj se Holokausti përfshiu “dy grupe të njerëzve të bardhë”. ABC News tha se Goldberg do të jetë jashtë transmetimit për dy javë pas “deklaratave të saj të gabuara dhe të dëmshme”.
Aktorja dhe personaliteti televiziv tha në emisionin The View të ABC se gjenocidi nazist i hebrenjve “nuk ishte rreth racës”. Ajo kërkoi falje, por më pas shkaktoi ofendim të mëtejshëm ndërsa u përpoq të shpjegonte deklaratat e saj gjatë një emisioni.
Komentet e saj erdhën gjatë një emisioni në ABC që trajtoi çështjen e një shkolle në Tenesi, e cila e ndaloi romanin grafik “Maus”, i cili përshkruan tmerret e Holokaustit./UBTNews