UBT News

Westerlund: Udhëheqësit politikë të jenë më të guximshëm, të marrin vendime

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund foli lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, duke thënë se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese”, tha Westerlund.

Ai shtoi se ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës duke theksuar se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Westerlund përmendi faktin se udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime dhe jo vetëm t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave.

.

Exit mobile version