Transferimi i Russell Westbrook në radhët e Los Angeles Lakers ka qenë “bomba” e tregut veror në NBA.
Pasi ndryshoi skuadrën tri herë në tri sezonet e fundit, nga Rockets tek Wizards, mendimi i tij duket se ka ndryshuar.
Ai është u fokusuar vetëm për të ardhmen e afërt, dhe kjo ndodh për të fituar unazën, diçka që ai nuk e arriti as në Oklahoma, as në Houston, e as në Uashington.
Kjo është arsyeja pse “ylli” i NBA-së nuk donte të angazhohej me Lakers për shumë sezone. Në parim ai do të ketë një marrëdhënie kontraktuale vetëm për një sezon, më pagë 47 milionë dollarë.
“Vizioni im për këtë Ligë është biznes. Thjesht bëj punën time dhe këtë do të vazhdoj të bëj. Nuk mund ta imagjinoj ku do të jem pas tre apo katër vjetësh. Është diçka që nuk mund ta kuptoj”, tha Westbrook.
Megjithatë, ai e bëri të qartë se ai është gati të ndihmojë Lakers të pushtojnë unazën.