UBT News

West Ham shkarkon Nuno Espírito Santon, klubi nis kërkimet për trajnerin e ri

West Ham United ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nuno Espírito Santo, me efekt të menjëhershëm.

Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve pas një vlerësimi të fillimit të sezonit në Kampionatin EFL, duke konstatuar se skuadra ka nevojë për ndryshime në stolin e trajnerit.

Përveç Nuno Espírito Santos, klubin e kanë lënë edhe ndihmëstrajneri Rui Pedro Silva dhe trajneri i portierëve Rui Barbosa.

Në njoftimin zyrtar, West Ham ka falënderuar të tre për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës së tyre në klub, ndërsa ka konfirmuar se ka nisur tashmë procesin për gjetjen e trajnerit të ri.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, përgjegjësinë për përgatitjen e skuadrës do ta marrin përkohësisht Mark Noble, Steve Potts dhe Gerard Prenderville.

Ata do të drejtojnë ekipin në përballjen e radhës ndaj Cardiff City, e planifikuar për nesër mbrëma në kuadër të Kampionatit EFL.

Klubi londinez ka bërë të ditur se nuk do të japë komente të tjera lidhur me këtë çështje deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.

D.L

Exit mobile version