UBT News

West Ham mëson çmimin e Lingardit

Anglezi është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë tek skuadra londineze. Gjiganti anglez, Manchester United ka vendosur çmimin prej 25 milionë eurosh për Jesse Lingard, raporton “Eurosport”.

Mesfushori anglez ka zhvilluar paraqitje tejet të mira tek “Çekanët”, ku është i huazuar deri në fund të këtij sezoni.

Lingard thuhet se e dëshiron me çdo kusht kalimin tek West Ham, ku brenda gjashtë paraqitjeve këtë sezon, ka katër gola dhe dy asistime për skuadrën londineze.

Exit mobile version