UBT News

West Ham dënon Zouman për abuzim ndaj kafshëve

Skuadra angleze, West Ham e ka dënuar mbrojtësin Kurt Zouma me dy javë pa pagë, ndërsa lojtari e ka humbur të drejtën për të mbajtur macet e tij, pas abuzimit ndaj tyre.

Francezi 27-vjeçar ka kërkuar falje që e ka goditur macen e tij me këmbë, e më pas edhe me dorë, respektivisht për abuzim ndaj kafshëve.

Siç raportohet nga mediat angleze, Zouma është dënuar me një shumë afro 310 mijë euro, ndërsa institucionet për ndalimin e abuzimit ndaj kafshëve kanë marrë dy macet e tij.

Menjëherë pas rastit Zouma e ka pranuar dënimin, ndërsa ka kërkuar që paratë të dërgohen si donacion për shëndetin e kafshëve në nevojë.

Pavarësisht rastit ku qarkulluan video në rrjetet sociale të Kurt Zoumas duke e shqelmuar dhe goditur macen e tij, skuadra e West Ham vendosi që ai të ishte startues në fitoren e mbrëmshme 1:0 kundër Watford.

Exit mobile version